Transmetuar më 07-08-2020, 11:08
Ish-hotel Vollga

Sekuestrohet ish-hotel “Vollga” në Durrës. Sekuestrimi është bërë ditën e sotme nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara.

Nuk dihen ende arsyet e këtij vendimi, ndërkohë që pritet informacion zyrtar lidhur me vendimin.

Kujtojmë se në kohën e privatizimeve, hoteli i kaloi një pronari që pretendonte pronësinë e saj.

Ndërsa në vitin 2011, hoteli i kaloi në pronësi Emiljano Shullazit, aktualisht në burg. /a.y/noa.al