Transmetuar më 07-08-2020, 11:23

E moshuara që shikoni në fotografi është 70-vjeçarja Firdes Çekiçi, gruaja e vrarë nga i biri me thikë, në fshatin Buçimas të Pogradecit.

Krimi tronditës ndodhi pasditen e djeshme, e enjte, teksa e moshuara ndërhyri për të mbrojtur mbesën.

Kjo pasi bazuar në deklarimet e të afërmve të viktimës, 44-vjeçari Olsi Çekiçi donte të vriste vajzën e tij 15 vjeçe, pasi kjo e fundit rrinte shumë në telefon.

44-vjeçari Olsi Çekiçi vrau me thikë dhe më pas i preu kokën me drapër të ëmës Firdes Çekiçi, duke e varur në portën e shtëpisë.

Ka qenë pikërisht e mitura ajo që ka njoftuar policinë, kur ka parë të atin që po qëllonte gjyshen, pasi u largua me shpejtësi me biçikletë nga shtëpia, prej frikës.

Kur policia mbërriti në vendin e ngjarjes, Olsi po tentonte të vriste edhe të vëllanë.

Në dëshminë e dhënë nga e mitura, i ati para krimit mësohet ti ketë thënë gjyshes “Boll jetove”.

Olsi Çekiçi vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe ka qenë i dënuar në Itali për drogë dhe vjedhje. /a.y/noa.al

Theri nënën me thikë, zbulohet shkaku, e moshuara ndërhyri për të mbrojtur mbesën

Djali vrau nënën dhe i preu kokën, zbulohen fjalët e fundit që i tha