Transmetuar më 07-08-2020, 13:10

Deputetja Rudina Hajdari ka dashur që të japë një mesazh sensibilizues, në kushtet e pandemisë së koronavirusit.

Ajo ka publikuar një fotografi ku shihet me të bijën, me masëk në fytyrë.

Nëpërmjet saj, bën apel që të tregohet kujdes, për të mos përhapur më tej virusin.

“Kujdesuni për veten dhe për njëri-tjetrin. Mendjet dhe zemrat tona janë me çdo person të prekur me COVID-19 që po kalon kohë të vështirë, dhe me familjarët që kanë humbur njerëzit e tyre të dashur”, shkruan Hajdari. /a.y/noa.al