Transmetuar më 07-08-2020, 13:25

Nëna ishte duke larë enët, kur vogëlushi Pearce Shepherd, 10 muajsh gëlltiti disa kapsula të lëngshme detergjenti, duke pësuar dëme të shumta në stomak dhe enjtje të mushkërive.

Historia tronditëse vjen nga Skocia, ku nëna Melissa Cairney, 27 vjeçe, e dërgoi me urgjencë të birin në spital, i cili nuk ndalonte së vjelli.

Aktualisht i mituri ndodhet në koma në spitalin Royal Hospital for Children të Glasgow ku mjekët janë duke e mbajtur nën vëzhgim.

Shpresat për mbijetesë janë të shumta, por nuk dihen ende qartë, pasojat që do i mbeten.

Incidenti ndodhi në 31 korrik, në shtëpinë e familjes në Lennoxtown, në East Dunbartonshire, aty ku Melissa jeton me të shoqin Dave Shaepherd, 36 vjeç dhe katër fëmijët e tjerë.

“Isha në kuzhinë duke larë enët, kur dëgjova të qarat. Një nga paketimet e detergjentit duhet të ketë rënë në dysheme dhe Pearce e ka marrë. Ndodhi gjithçka shumë shpejt”, tha ajo. /a.y/noa.al