Transmetuar më 07-08-2020, 13:32
Foto ilustruese

Një djalë i ri ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur mesditën e sotme në Memaliaj.

Ngjarja është shënuar në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në afërsi të fshatit Toç, ku i riu është përplasur nga një makinë.

Automjeti me drejtues 65-vjeçarin K. M., banues në Gjirokastër ka goditur këmbësorin E. C., rreth 23 vjeç, banues në fshatin Anëvjos, Memaliaj.

Për pasojë i riu ka humbur jetën. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al