Transmetuar më 07-08-2020, 14:36

Avokati i biznesmenit Ylli Ndroqi, Alban Qafa, ankimon vendimin për sekuestrimin e pasurive. Ai është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, ku ka depozituar animimin.

Në deklaratën e tij avokati Qafa bëri me dije se depozitoi ankimimin kundër vendimit të sekuestrimit të pronave të Ylli Ndroqit dhe dy televizioneve.

“Kemi paraqitur në ankimim të gjitha provat tona që vërtetojnë edhe ligjshmërinë e pasurisë të tij. Nga ana e shkallës së parë është vendosur një seksuestro në bazë të një indicie ku përmendet një shkresë e Interpolit ku pretendohet se në 2015 Ylli Ndroqi ka qenë i arrestuar në Itali. Është lehtësisht e verifikueshme nga sistemi TIMS që në 2015 nuk ka qenë kurrë i arrestuar në Itali, por ka qenë në SHBA. Ligji nuk ka efekte prapavepruese”, u shpreh Qafa.

Ai tha se pasuritë e klientit të tij, janë të lindura me burime të ligjshme, duke shprehur besimin se të gjitha provat do të merren parasysh nga Apeli.

Sipas tij, këto hetime janë të paligjshme nga Policia e Shtetit dhe ngre dyshime për shmangien e qëllimshme të prokurorisë.

“Rezulton se një pjese e pasurive të vena nën sekuestro nuk janë në pronësi të zotit Ndroqi. Edhe ato që janë në pronësi të tij janë krejtësisht të krijuara me burime të ligjshme”, deklaroi avokati.

Në një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit u tha se për pasuritë e Ndroqit kanë zgjatur rreth 18 muaj, në bashkëpunim edhe me organet e huaja ligjzbatuese.

Pas afro 18 muajsh hetime proaktive të kryera nga strukturat e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim të ngushtë me homologët dhe agjencitë ndërkombëtare ligjzbatuese, bazuar në provat e grumbulluara, u regjistrua procedimin pasuror Nr. 10 i vitit 2020, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit Ylli Ndroqi (alias Xhemail Pasmaçiu), si subjekt i ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit te organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë.

Bazuar në Vendimin Nr. 16, datë 01.08.2020, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe urdhrit të ekzekutimit të SPAK-ut, Policia e Shtetit sekuestroi pasuritë e paluajtshme dhe të luajtshme në zotërim të shtetasit Ylli Ndroqi, si më poshtë:

-Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “RENDON OIL” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

-Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “YLDON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

-Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “DON-UCD” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

-Kuotat dhe aksionet e shoqërisë “REN-DON” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

-80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “INTERKINEX” sh.p.k, me aksioner shoqërinë “YLDON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

-80% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “Ecogades Landon Balcan” sh.a, me aksioner shoqërinë “Landon”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

-60% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ORA” sh.a, në emër të shtetasi Ylli Ndroqi dhe të masës 40% të kuotave në emër të shtetases M. N.;

-51% të kuotave të shoqërisë “Landon” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

-50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “P 8 31” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi;

-50% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “ALBANIA BAY MARINE”, me aksioner shoqërinë “YI.DON”, përfaqësuar nga shtetasi Ylli Ndroqi;

-30% të kuotave dhe aksioneve të shoqërisë “CHANNEL ONE” sh.p.k, në emër të shtetasit Ylli Ndroqi.

-Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe 117 m2, me adresë lagjja nr. 13, Plazh, Durrës;

-Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 300 m2, me adresë Tiranë;

-Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe 600m2 dhe një ndërtesë me sipërfaqe 90 m2, me adresë Tiranë;

-Pasuria e llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe totale 43.7 m2, me adresë Tiranë;

-Pasuria e llojit “arë”, me sipërfaqe totale 67.3 m2, me adresë Tiranë;

-Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 15 m2, me adresë Tiranë;

-Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 300m2, me adresë Tiranë;

-Pasuria e llojit “truall”, me sipërfaqe totale 2026m2, me adresë Tiranë;

-Pasuria e llojit “apartament”, me sipërfaqe, 52.3 m2, me adresë Tiranë, në bashkëpronësi me shtetasen M. N;

-Pasuria e llojit “pyll”, me sipërfaqe totale 100.000 m2, në Tiranë (Lanabregas);

-Automjeti i tipit autoveturë, marka “Merces Benz”, modeli S600, në pronësi të shtetasit Ylli Ndroqi.

-Automjeti i tipit autoveturë, marka “Rolls Royce”, modeli PHANTOM, në pronësi të shtetases M. N.;

Ndërkaq, e gjithë pasuria është marrë në administrim nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara e të Konfiskuara. /a.y/noa.al

Flet avokati i Ylli Ndroqit: Pasuritë u sekuestruan me nxitim, ka parregullsi ligjore

Ylli Ndroqi takon gazetarët: Kjo nuk është furtuna e parë e as e fundit, vazhdoni me kurajo pranë problemeve të njerëzve

Policia e Shtetit sekuestron pasuritë e Ylli Ndroqit, agjencia shtetërore i merr në administrim

Produkt i trafikut të heroinës! "Anti-mafia" sekuestron pasuritë e Ylli Ndroqit/Lista