Transmetuar më 07-08-2020, 14:59

Në moshën 83-vjeçare e gjeti veten përballë një gjobe prej 166 euro, pasi gjeli i tij këndon në orën 04.30 të mëngjesit duke shqetësuar fqinjët.

Është kjo ajo që i ka ndodhur një të moshuari italian në Castiraga Vidardo, të Lodigiano, i cili prej disa javësh e mban gjelin në oborr.

Në fakt e kishte rimarrë, pas disa vitesh, pasi ia kishte dhënë një miku të tij, i cili ishte nisur me pushime.

Mirëpo fqinjët nuk e pëlqyen rikthimin e gjelit në lagje, duke e denoncuar, pasi i shqetësonte.

Karabinierët vërtetuan se gjeli këndonte çdo mëngjes në orën 04.30, duke zgjuar fqinjët, çka çoi në gjobitje. /a.y/noa.al