Transmetuar më 07-08-2020, 15:49

Mediat italiane raportojnë për një ngjarje të rëndë në të cilën është përfshirë një infermier shqiptar 41 vjeç.

Mësohet se ai i kishte vjedhur portofolin një të prekuri me koronavirus, dhe i kishte marë para në kartën e bankomatit.

Ngjarja ka ndodhur në Bergamo, në muajin mars, ku shqiptari arriti që të vjedhë në kartën e një të moshuari.

Shqiptari bashkë me të dashurën e tij tërhoqën nga llogaria e pacientit 6 mijë euro brenda disa javësh.

66-vjeçari humbi jetën nga koronavirusi më 14 prill. Ishin familjarët e pacientit ata që vunë re disa lëvizje të pazakonta në llogarinë e tij dhe paraqitën një ankesë në rajonin e policisë të Romano di Lombardia (Bergamo).

Hetimet identifikuan shumë shpejt autorët e këtij krimi. Kur oficerët e ndaluan atë, infermieri u përpoq të ikte, por u ndaluar direkt nga policia. /k.k/noa.al/