Transmetuar më 07-08-2020, 18:07

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, në një reagim të sotëm, inkurajues, është shprehur optimist se me një ekip mjekësh profesionistë dhe me ndihmën e qytetarëve, vendi do t’ia dalë për të kapërcyer me sukses krizën që ka shkaktuar pandemia.

Pas shumë vite karrierë, bashkë me kolegë, – "sot në sallën e leksioneve të infektivit u bë trajnimi me temë “Trajtimi i pacientit me Covid-19”, – tha Brataj.

"Interesant të jesh mjek: do të thotë të jesh nxënës gjithë jetën. Të jesh mjek do të thotë nuk ka pension, ka vetëm shkollë, ka mësim, ka studim të përhershëm, ka edukim në vazhdim!", – shprehet Skënder Brataj.

Mes mjekëve të nderuar në vendin tonë, të cilët janë aktualisht në krye të detyrës, për trajtimin e pacientëve të prekur me COVID, Brataj veçoi njërin prej tyre, të cilin e kishte njohur shumë kohë më parë. – "Ka doktor si Dhimitër Kraja (Luli)! Me këta profesionist ne do ja dalim, na duhet ndihma juaj, ne do ja dalim!", thotë në mesazhin e tij kreu i Urgjencës Kombëtare.

Reagimi i plotë nga Skënder Brataj

Nxënës gjithë jetën!

Sot në sallën e leksioneve te infektivit u bë trajnimi me temë “Trajtimi i pacientit me Covid-19”.

Stadi Clinici Sars-Cov2, i Fenotipi dhe mënyrat e ventilimit të pacientëve. Roli i PEEP dhe CPAP për pacientët e prekur me Covid-19. Roli i ekografisë në urgjencë.

Sapo hyra pash kolegët e infektivit të vendosur në distancë dhe me maska, të cilët nuk i njoha të gjithë. Por në rreshtin e parë njoha një fytyrë të qeshur, të pozicionuar gati për të mbajtur shënime, dhe ashtu bëri për dy orë rresht, Dr.Dhimitër Kraja(prof.Luli)! Gjatë trajnimit njoha shumë kolegë të tjerë, më shumë nga zëri.

Aty në krahë të kolegëve që nuk po i përmend të gjithë me emër, me thënë të drejtën nuk ja u di emrin të gjithëve, por sidomos në krah të Dr. Dhimitrit(Lulit), Piperos dhe Najadës, të ulur në bankat e auditorit u ktheva edhe njëher në vitin 1987, në të cilin fillova Fakultetin e Mjekësisë! Pa hequr meritat asnjërit prej kolegëve të tjerë, kënaqësia që pashë Dr. Krajën(Lulin) përsëri, bisedën e çiltër me të ma bëri ditën shumë të lehtë, të këndëshme, të mrekullueshme. Pas pak çastesh ai u largua në llogoren e vet mes kolegëve drejt infektivit! Çfarë të thuash, si mund të shprehesh për mjek të tillë, çfarë mund të thuash për Dr. DHIMITËR KRAJA (Lulin)?

Unë them thjesht FALEMINDERIT DR. DHIMITËR KRAJA (LULI)!

Intersant, të jesh mjek do të thotë të jesh nxënës gjithë jetën, të jesh mjek do të thotë nuk ka pension, ka vetëm shkollë, ka mësim, ka studim të përhershëm, ka edukim në vazhdim!

KA DOKTOR SI DHIMITËR KRAJA(LULI)!

Me këta profesionist ne do ja dalim, na duhet ndihma juaj, ne do ja dalim! Dr.Skender Brataj

/NOA.al