Transmetuar më 07-08-2020, 17:44

Një avion me 191 pasagjerë në bord ka rrëshkitur nga pista e uljes dhe ka përfunduar në një luginë, në Indi.

Bëhet me dije se avioni po udhëtonte nga Dubai për në Kalkuta, dhe u rrëzua pak pasi u ul.

Sipas mediave të huaja, nga informacionet e para bëhet me dije se piloti ka ndërruar jetë, dhe shumë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Zjarrfikësit dhe ambulancat kanë dalë me shpejtësi në vendngjarje.

Ende janë të paqarta shkaqet e këtij aksidenti. /k.k/noa.al/