Transmetuar më 07-08-2020, 18:33

Autoritetet e Aeroportit të Mynihut në Gjermani kanë ndaluar një grua dhe vajzën, pasi në valixhen e udhëtimit gjetën skeletin e burrit të saj që kishte ndërruar jetë.

Ajo rezultoi të ishte një 74-vjeçare nga Armenia, e cila po udhëtonte me vajzën 52-vjeçare Greqia në Jernvan me një ndalesë tranzit në Mynih.

Gjatë ndalimit, zyrtarët gjermanë të doganave zbuluan një kuti të pazakontë prej druri në një prej çantave, e cila rezultoi të përmbante një skelet njeriu.

Sipas asaj që ka thënë vetë e moshuara, burri i saj u varros në vitin 2008 pranë shtëpisë së çiftit në Selanik të Greqisë, dhe tani po kërkonte të riatdhesonte kockat e tij, për t’u varrosur në Armeni, në vendin e tij të lindjes.

Pas kësaj dëshmie, zyrtarët gjermanë u bindën se gratë nuk kishin kryer asnjë krim dhe i lejuan që të vijonin udhëtimin e tyre. /k.k/noa.al/