Transmetuar më 07-08-2020, 19:26

Vajza tre-vjeçare është gjetur e vdekur në Beirut, gjatë shpërthimit katastrofik të dy ditëve më parë.

Alexandra Najjar, tre vjeçe, (në foto) ishte një nga 154 personat që u vra pas shpërthimit, që tronditi kryeqytetin libanez të martën në mbrëmje.

Rreth 80,000 fëmijë kanë humbur shtëpitë e tyre si rezultat i shpërthimit në kryeqytetin e Libanit.

Nga shpërthimi mbetën më shumë se 5,000 njerëz të plagosur dhe më shumë se 300,000 të tjerë të pastrehë.

UNICEF paralajmëron se gati 80,000 nga të pastrehët janë fëmijë.

"Gjatë 24 orëve të kaluara, UNICEF vazhdon të koordinojë ngushtë punën me autoritetet dhe partnerët në terren, për t’iu përgjigjur nevojave urgjente të familjeve të prekur, duke u përqëndruar në shëndetin, nevojat më urgjente për ushqim si dhe mirëqenien e fëmijëve," tha Violet Speek-Warnery, Zëvendës Përfaqësues i UNICEF, në Liban.

Porti i Bejrutit konsiderohet porta kryesore e shpëtimit të vendit, si një prej qendrave kryesore ekonomike dhe si pika kryesore e hyrjes për shumë mallra.

Por ka mijëra familje të shkatërruara tani nëpër qytetin e zhytur në kaos.

Kishte raporte të shumta të bëra pas shkatërrimit për fëmijë që ishin ndarë nga anëtarët e familjes – shumë prej të cilëve konsiderohen ende të zhdukur.

Në spitale ka shumë të tjerë, që po trajtohen pas lëndimeve.

/NOA.al