Transmetuar më 07-08-2020, 20:11

Një burrë nudo duke ndjekur një derr të egër, në një park në Berlin, u fotografua mbi ngjarjen e çdutishme dhe të pazakontë nga të pranishmit e tjerë.

Ai vrapoi pas derrit në një park publik, pasi çanta e tij, e cila përmbante edhe një laptop, iu rrëmbye nga kafsha në një moment kur ai po qetësohej i zhveshur në park.

Burri më pas u vu në ndjekje të derrit dhe dy derrave të tjerë, që duket se iu pëlqeu pica që ai kishte marrë me vete, dhe ndoshta kërkonin edhe ndonjë ‘ëmbëlsirë’ në fund.

Adele Landauer, e cila kapi fotot nga veprimi i pabesueshëm i njeriut kundër bishës, ia tregoi atij më pas.

Burri që nuk donte të identifikohej ia miratoi fotot para se ajo t’i postonte në internet. "Ai qeshi me zë të lartë dhe më autorizoi tëi bëja publike," – tha ajo.

/NOA.al