Transmetuar më 07-08-2020, 22:05

Marina Fara, vajza e kengëtarës Eli Fara, jo rrallëherë ka qenë pjesë e lajme rozë dhe jo vetëm. Vetëm nëpërmjet fotove në instagram dhe facebook, Marina ka ditur të tërheqë vëmendje.

Vajza bukuroshe e Eli Farës, shpeshherë ka refuzuar intervistat televizive, duke u justifikuar me natyrën e saj emocionale, por kjo gjë nuk e ka bërë më pak të famshme, pasi rrjetet sociale dhe fotot e saj teje provokuese kanë bërë të tyren.

Në fotot  shihet qartë, se Marina përvec aparencës nuk ka asgjë për të treguar, pasi, krah tyre ajo nuk shpreh asnjë ndjesi apo emocion qoftë edhe me një emoji.

Gjithashtu në foto shihet qartë dhe mungesa e miqve, pasi Marina mbetet e përqendruar vetem te foto familjare.

Marina, një vajzë e vetmuar, apo në kërkim të djalit të duhur, kjo i përket jetës së saj personale.

Ajo që vihet re, dhe që ndjekësit e saj i kënaq,  është padyshim pamja e jashtme  e Marinës, që ajo i kushton vëmendje tejet të madhe, (dhe ajo shumë herë është komentuar për ndërhyrjet estetike).