Transmetuar më 07-08-2020, 22:15

Megi Ajtyresa, ish -kryetarja e Forumir Rinor Socialist, mikeshë me të bijën e ish-ministrit të ndjerë socialist, Luan Hadaraga, e ka uruar atë sot publikisht për postin e Ambasadores së Shqipërisë, në Greqisë.

"Tu priftë e mbara Luela Hajdaraga Gila".

"Proud of you smart and beautifull lady" – ka shkruar ajo në mesazhin e urimit, që do të thotë – "krenare për një zonjë të bukur dhe të zgjuar".

"Ti i ke të përcaktuara në ADN gjurmët në të cilat do të ecësh, prandaj të mbetet vetëm të jesh vetvetja".

"Jam e bindur që ta bësh krenare familjen tënde dhe Shqipërinë në misionin tënd", – ka qenë mesazhi i Megi Ajtyresa.

Pak ditë më parë ministri në detyrë i Punëve të jashtme, Gent Cakaj, shkarkoi nga detyra ambasadoren shqiptare në Greqi, Ardiana Hobdari, si dhe tërë stafin e ambasadës sonë në Athinë.

Shkarkimi i tyre erdhi pas skandalit të vjedhjes së rreth 100 pasaportave.

Zërat se vajza e ish-ministrit Hajdaraga do të zërë vendin e saj, janë zyrtarizuar sot, teksa Luela Hajdaraga Gila ka marrë zyrtarisht konfirmimin për të nisur punën diplomatike si ambasadore e Shqipërisë në Athinë. Ndaj saj kanë shkuar edhe urimet e para të miqve më të ngushtë.

/NOA.al