Transmetuar më 07-08-2020, 23:54

Gjykatësi akuzoi vrasësin edhe për sajimin e një sërë gënjeshtrash pasi ai përdhunoi dhe vrau Keeley Bunker, shoqen e tij të fëmijërisë.

Ai e vrai shoqen pranë shtëpisë pas një koncerti ku ishin së bashku, ndërsa mbi krimin e shëmtuar u burgos sot për jetë.

Wesley Streete pas vrasjes, u përpoq për ta mbuluar trupin e saj dhe krimin, duke e hedhur atë në një kanal, pranë parkut.

Ai gënjeu për atë që kishte ndodhur, duke ndryshuar dëshmitë e tij katër herë para gjyqit.

Gjykatës iu desh më shumë se tetë orë për të dhënë dënimin maksimal.

I dënuari ishte shok i fëmijërisë së Keeley dhe ajo i besoi që ta shoqëronte në shtëpi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Tamworth, Staffordshire, më 19 shtator, vitin e kaluar.

Viktima pas koncertit i kishte thënë një mikut tjetër të saj se do të shkonte te shtëpia e vrasësit, pasi ai e kishte ftuar dhe ajo i kishte besuar për hir të miqësisë.

Dhe kjo ishte prova që zbuloi krimin.

Streete, më pas e sulmoi dhe e vrau para se ta hidhte trupin me fytyrë poshtë në një rrjedhë, në Parkun Wiggington, pastaj u kthye në skenën e krimit për ta mbuluar atë me bimësi.

Pas krimit 20-vjeçarit iu dha sot një dënim i përjetshëm nga gjykatësi Jeremy Baker.

Nëna e 18-vjeçares Keeley, Debbie Watkins,  e cila ishte në gjyq tha pas vendimit: Ai meriton të mbyllet në qeli. Asnjëherë nuk është shprehur i penduar që vrau vajzën time të bukur".

"Ai është kriminel dhe unë kurrë nuk mund ta fal. Nuk mund të ndalem së qari edhe sot", – tha e ëma pas vendimit. Edhe Prokuroria Britanike përshëndeti vendimin e gjykatës./NOA.al