Transmetuar më 08-08-2020, 08:54

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar pranë një hotel në Tushemisht të Pogradecit.

Sipas policisë, sot rreth orës 05:00, në parkingun e nje hoteli në Tushemisht, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në drejtim të disa mjeteve të parkuara, duke iu shkaktuar dëme materiale.

Nga ana e Policisë, po punohet intensivisht për identifikimin e kapjen e autorëve si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se është qëlluar me armë ndaj makinës së pronarit hotel Voloreka në Pogradec.

Hoteli i përkiste Jetmir Muçllarit. Dyshohet se dy persona kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt automjetit të tij.

Madje raportohet se ka pasur të shtëna edhe më 1 gusht në të njëjtën zonë.

Nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa nuk raportohen të lënduar deri tani.

/NOA.al