Transmetuar më 08-08-2020, 11:48

Një person ka humbur jetën sot në plazhin e Durrësit.

Ai ishte duke pushuar pranë shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, në qytetin bregdetar.

Paraprakisht bëhet e ditur se shtetasi SH.Xh., 64 vjeç ka humbur jetën pak momonte pasi ka dalë nga deti.

Dyshohet se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një infarkti kardiak që ka pësuar i moshuari.

Auto-ambulanca ka marrë trupin e pajetë dhe vetëm pas kësaj është lejuar hyrja e pushuesve ditorë në ambjentent e konvaleshencës.

Rastet kur pushues kryesosht të moshuar, ndërrojnë jetë si pasojë e atakur kardiak në plazh, kanë qenë të shumta gjatë kësaj vere.

Mbi ngjarjen e fundit, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

/NOA.al