Transmetuar më 08-08-2020, 12:55

Një i moshuar është aksidentuar në Tiranë, teksa po kalonte rrugën.

Makina raportohet se e përplasi 80-vjeçarin, në rrethana të paqarta.

I plagosuri  është dërguar menjëherë në spital.

Sakaq, bëhet me dije se ai e ka kaluar rrezikun për jetën.

Sipas policisë, ngjarja ndodhi sot rreth orës 10:20, në rrugën “Frederik Shiroka”.

Mjeti me drejtues​ E.M., 25 vjeç ka aksidentuar këmbësorin P.B., 80 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

/NOA.al