Transmetuar më 08-08-2020, 13:51

Ky djalë është komentuar shpeshherë për prirjet e tij seksuale, por kurrë nuk i ka pranuar duke u shfaqur gjatë gjithë kohës me femra seksi në krah.

Nuk dihet ende nëse vazhdon lidhja e Hermesit me personin, që sipas deklarimeve të tij, i mundësonte të ardhura marramendëse dhe luks të shfrenuar.

Pas arrestimit dhe izolimit me disa muaj burg, sipas avokatëve, Hermes Nikaj nuk ka asnjë lidhje me akuzat që i atribuohen. Ata thonë se djali është i pafajshëm në këtë histori.

Ndërsa i ati i 26-vjeçarit, Maringlen Nikaj, gjatë një interviste televizive i doli në mbrojtje të birit, kur u shpreh: “Kjo është një lojë e shpifur, dashakeqe, e turpshme, për të ulur dhe hedhur baltë mbi figurën e tim biri. Hermes nuk ka lidhje me asgjë që është e paligjshme”.

Vlen për t’u theksuar fakti se Hermes Nikaj i mohon akuzat e ngritura kundrejt tij dhe prononcimin mediatik thotë se do ta bëjë vetëm kur të mbyllet çështja. Megjithatë thekson:

“Unë nuk kam cenuar dhe as detyruar askënd, jeta ime private nuk duhet t’i interesojë askujt”, është shprehur gjatë kohës së paraburgimit Nikaj.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të vendosë drejtësia shqiptare, ndërkohë që si kërkesë kryesore dhe në planet e "Zogut të Tiranës" është rikthimi në ekran pasi çështja me drejtësinë të mbyllet.

/NOA.al