Transmetuar më 08-08-2020, 14:59

Euglen Halili është arrestuar ditën e sotme së bashku me Xhuljano Hoxhën, si të dyshuar kryesor për vrasjet e bujshme të Regis Runaj, dhe të Emiljano Rrahmanit.

Ndërkohë del edhe fotoja e 23-vjeçarit, Euglen Halili, i prangosur sot nga forcat Speciale, bashkë me Xhuljano Hoxhën, të dy nga Elbasani.

Sipas policisë, 23 vjeçari Euglen Halili është vrasësi i Regis Runajt, të cilin e ka goditur një herë me thikë pas shpine dhe më pas 26 herë të tjera, duke i shkaktuar vdekjen.

Gjithashtu nga hetimet rezultoi se Halili dhe Hoxha janë paguar nga disa persona të tjerë, që të ndiqnin lëvizjet e Emiljano Ramazanit, i vrarë më 20 korrik, në qytetin e Elbasanit.

Lidhur me vrasjen e Emiljano Ramazanit, më herët policia arrestoi edhe dy të dyshuar të tjerë.

/NOA.al