Transmetuar më 08-08-2020, 15:10

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovës ka raportuar se në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 12 persona, si dhe 190 të tjerë janë infektuar me koronavirus.

Më shumë raste ka në Prishtinë, përkatësisht 48 raste në 24 orët e fundit.

Që prej 13 marsit- kur Kosova shënoi rastet e para me koronavirus, – deri më 8 gusht, në Kosovë janë regjistruar gjithsej 10,059 raste me COVID-19.

Prej tyre, 5,677pacientë janë shëruar. Numri i rasteve aktiv është 4,067, shifra edhe më shqetësuese se në Shqipëri.

Sipas të dhënave të fundit, numri i viktimave nga COVID-19 ka arritur në 315, në total.

/NOA.al