Transmetuar më 08-08-2020, 16:20

Erion Isai ishte një nga komedianët më të njohur, tani kryebashkiak. Ai ka postuar së fundmi një foto me maskë, për të sensibilizuar të tjerët, por është kritikuar si servil i qeverisë.

Nuk është hera e parë që ai përballet me të tilla kritika në Instagram.

Ai në zgjedhjet e kaluara vendosi braktisjen e profesonit të aktorit, për t’u bërë kryetar bashkie i Ersekës.

Nuk e pati të vështirë fitoren, sepse nuk kishte as konkurentë në garë.

Aktori dhe kryebashkiaku i Ersekës, ndërkohë, tregoi përveç të tjerash se është edhe një familjar i mirë. Erion Isai përmes fotove që poston ka treguar se është në pritje, për t’u bërë për herë të dytë baba.

Mirëpo ndodh që në postimet, ai shpesh të marrë kritika, si servil i qeverisë, i Ramës, apo i Spiropalit, ministrja që besohet se e propozoi në postin e kryebashkiakut të Ersekës.

Gjatë një takimi të kaluar me Ramën, ai mori kritika të ashpra për qëndrimin karshi tij.

"Tmerr! Sservilizëm, neveri, hajdutëri, mashtrim, të gjitha të zezat në një foto të hekurosur me këmisha të bardha", – i ka shkruar një komentues Isait, gjatë një vizite të Ramës në Kolonjë.

Një tjetër i ka shkruar:

"Një fat i keq që  sot e kësaj dite ky vend vazhdon të ketë morra dhe bythlëpirës si ty dhe keqbërës dhe shkatërrimtar të  vendit si ai tjetri e të tjerë që ishin para tij. O zot bëj derman dhe ndihmoje këtë vend që po e han njerëz të pangopur".

Isai i është përgjigjur komentit të @edward_jaceg me fjalët: një fat i keq akoma që instagram kur u krijua harroi që profil mund të hapë dhe çdo copë injoranti si ty, që  se kanë për gjë që të shtypë shkronjat e tastieres për të fyer e përbaltur njerez. E neveritshme se si mendimin ndryshe, preferencat e ndryshme politike, bëjnë që  goja te kthehet në  gropë septike. Vazhdoooo.. vill e shaj… në fund të ditës, puna matet. Ti te vetmen punë që bën është të shtypësh butonat e tastieres. Keep going", – ka qenë reagimi i Erion Isait ndaj kritikës së një ndjekësi, pas takimit të disa ditëve më parë me kryeministrin Edi Rama.

/NOA.al