Transmetuar më 08-08-2020, 19:42
Foto ilustruese

Një i ri është plagosur rëndë teksa po punonte në një rrugë në Tepelenë.

Sipas informacioneve të policisë, ai është 32-vjeçari me inicialet A.K, banues në Korçë.

Menjëherë është bërë transportimi i tij në Spitalin e Gjirokastrës, por për shkak të gjendjes së rëndë është nisur për në spitalin e Traumës, në Tiranë.

Ai ishte i punësuar në një kompani për ndërtimin e rrugës Gusmar-Kuç.

Janë të paqarta shkaqet e ngjarjes, për të cilën ka nisur edhe një hetim. /k.k/noa.al/