Transmetuar më 08-08-2020, 22:32

Një makinë ka marrë flakë mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, në një zonë të populluar.

Ngjarja është raportuar në lagjen “Apollonia” ku për fat të mirë shoferi ka shpëtuar pa lëndime, ndërsa janë dëmtuar dy makina të tjera.

Qytetarët janë trembur në momentin e ngjarjes pasi ka ndodhur papritur.

Makina ka qenë me sistemin gaz dhe benzin, dhe dyshohet se një problem teknik ka shkaktuar zjarrin, raporton policia.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë policia, forcat zjarrfikëse dhe ambulanca. /k.k/noa.al/

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 21:45, në lagjen “Apollonia", Fier, në ecje e sipër ka marë flakë mjeti tip "Audi”, në pronësi të shtetasit R. M., banues në Fier.

Gjatë momentit të rënies së zjarrit, drejtuesi ka ndaluar mjetin në vend ku kanë qenë të parkuara edhe 2 mjete të tjera të cilat si pasojë e përhapjes së zjarrit kanë marë flakë dhe janë djegur pjesërisht.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur ai pasojë e një difekti në mjetin tip "Audi".

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe shërbimi zjarrfikës të cilët bën të mundur shuarjen e zjarrit.

Po punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.