Transmetuar më 09-08-2020, 08:10

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar gjatë natës, kontrollet me radar dhe drager në të gjitha rrugët urbane dhe interurbane me risk të lartë për aksidente rrugore.

Gjatë monitorimit me radar të rrugës interurbane Tiranë- Durrës-Tiranë, përgjatë orëve të vona të mbrëmjes së datës 8 gusht dhe deri në orën 24.00, u konstatuan 15 drejtues mjetesh me shpejtësi që varionin nga 141 km/h – 157 km/h, ndaj të cilëve u vendosën sanksionet administrative dhe pezullimet e lejeve te drejtimit.

Si dhe 14 drejtues mjetesh u ndëshkuan me masë administrative për mos rregullim shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Gjithashtu gjatë kontrolleve me radar dhe verifikimit të të dhënave personale, u bë i mundur identifikimi dhe më pas kapja në flagrancë e shtetasit me iniciale G. H., i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”.

I dyshuari qarkullonte me shpejtësi 141 km/h dhe me patentë të pezulluar 4 ditë më parë nga Policia Rrugore e Tiranës po për shpejtësi.

Kontrollet vijojnë edhe në rrugët e brendshme të qytetit për kontrollin e përdoruesve të mjeteve që drejtojnë mjetet nën efektin e alkoolit, me qëllim parandalimin e ngjarjeve rrugore që vijnë si rezultat i përdorimit të alkoolit.

Si rezultat i kontrolleve me alkooltestues janë evidentuar dhe proceduar deri në mesnatë 12 drejtues mjetesh që drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit, nga të cilët dy prej tyre janë arrestuar në kushtet e flagrancës për drejtim mjeti në gjendje të dehur, ku një drejtues rezultoi me 0.64 mg/l, ndërsa tjetri 0.53 mg/l.

“Makina mund të vrasë edhe më shumë se një armë, nëse mjeti përdoret dhe drejtohet në kundërshtim me normat e sjelljes, ndaj tregoni kujdes maksimal për jetën tuaj dhe të tjerëve. Fundjavë për të festuar. Stop alkoolit në timon. Stop shpejtësisë”, apelon policia. /a.y/noa.al

Me 157 km/h në Tiranë-Durrës, çfarë ndodhi gjatë natës me drejtuesit e mjeteveLAJMI: https://noa.al/lajmi/2020/08/2181291.html

Publiée par Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA sur Samedi 8 août 2020