Transmetuar më 09-08-2020, 08:21

Këngëtarja dhe ish-Missi, Zaimina Vasjari, këto ditë gushti ndodhet për të pushuar në jug.

Ajo po pushon me jaht, prej nga mbrëmjen e së shtunës, nuk ka kursyer një fotografi me bikini.

Zai shkëlqen e gjitha, ca prej super formave trupore, por edhe sepse ndriçimi i rrobave të banjës i shton edhe më shumë hijeshinë.

Kujtojmë se pak ditë më parë ajo lajmëroi se do të rikthehet në muzikë me një këngë të re, pas shumë vitesh ndërprerje.

Zaimina është e martuar me biznesmenin Klodian Asllani dhe ka një vajzë me emrin Khloe. /a.y/noa.al