Transmetuar më 09-08-2020, 08:31

Këngëtari nga Kosova, Robert Berisha e ka harruar përfundimisht ish-gruan e tij, Nora Istrefi.

Prive.al ka arritur të sigurojë një fotografi të Robert Berishës me modelen Xhesika Kadiu, në një pikë karburantesh në Tiranë.

Në këtë foto ata shfaqen krah njëri-tjetrit dhe mesa duket janë duke bërë ndonjë udhëtim në këtë sezon vere. Kjo foto ngre sërish dyshimet se mes tyre mund të ketë një romancë.

Por, deri më tani Robert Berisha nuk ka pranuar asgjë publikisht. Pak javë më parë ai tha për mediet se është beqar dhe se ndihet shumë mirë kështu.

Pas ndarjes me Nora Istrefin, u përfol se këngëtari është në një lidhje me modelen Xhesika Kadiu, por ai e kundërshtoi këtë gjë, duke thënë se nuk ka asgjë mes tyre përveçse marrëdhënie pune. Ishte vetë Xhesika ajo e cila konfirmoi përmes një reagimi në Instagram, se kishin qenë bashkë për një vit, por më pas ishin ndarë.