Transmetuar më 09-08-2020, 09:16

Një burrë 45-vjeçar anglez Malcom MacDonald, është i pari tek i cili po rritet një penis artificial në krahë.

Për shkak të një infeksioni shumë të rëndë,  MacDonald, humbi organin gjenital në vitin 2014.

Në vitin 2016, ai i kërkoi ndihmë sistemit shëndetësor anglez (NHS), i cili nëpërmjet një financimi prej 50 mijë sterlinash, të drejtuar nga mjeku David Ralph, i University College Hospital në Londër, e mori përsipër rindërtimin e penisit, por në krahë.

Kjo gjë të paktën për dy vite, pas të cilëve, penisi i krijuar do të zhvendosej në vendin e vetë. Gjatë operacionit, i cilësuar si një rast i jashtëzakonshëm i kirurgjisë, i vetmi në botë, mjekët morën një copë lëkure nga krahu i majtë i pacientit, duke krijuar një penis me enët e gjakut dhe fije nervore. Gjithashtu duke rritur edhe gjatësinë e tj.

Mjekët instaluan tuba për të formuar uretrën, në mënyrë që lejojnë që ajo të ketë një ereksion mekanik. Mirëpo për shkak të vonesave në shëndetësinë publike britanik, MacDonald mbeti me penisin artificial në krah për katër vjet.

Kjo gjë bëri që gjatë gjithë kësaj kohe të mbajë këmisha të gjata dhe të gjera, për të fshehur sekretin e tij, shkruan noa.al.

Fillimisht operacioni për zhvendosjen e penisit artificial u programua për në vitin 2018. Më pas në vitin 2019, dhe në vijim për shkak të pandemisë së koronavirusit u shty.

MacDonald shpreson që brenda fundit të vitit penisi të shkojë në vendin e tij dhe për këtë arsye e ka bërë historinë e tij publike në media. /a.y/noa.al