Transmetuar më 09-08-2020, 09:41
Pamje nga skena e krimit

I riu i cili u gjet i vrarë me armë zjarri në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës, rezulton me dy identitete.

Është kjo ajo që është zbuluar për 27-vjeçarin Gjin Ndoji i cili njihej ndryshe edhe si Gjin Boriçi.

Trupi i pajetë i të riut u gjet rreth orës 05:55 të mëngjesit të sotëm, nga banorët e fshatit Shkjezë, Njësia Administrative Bushat.

Viktima u gjet i pajetë pranë makinës me të cilën udhëtonte, një mjet tip BMW, të cilin e kishte marrë me qira.

Për shkak të zonës periferike në ambientet përreth nuk ka kamera sigurie, ndërkohë që dyshohet se krimi është atentat i mirëmenduar.

Kjo pasi 27-vjeçari është ekzekutuar me një plumb në kokë. Lidhur me rrethanat e ngjarjes hetimet janë në vijim, ndërkohë që nuk dihet se kush mund të fshihet pas krimit.  /a.y/noa.al

Zbulim i rëndë në Vaun e Dejës! Gjendet i vrarë një djalë i ri/Emri