Transmetuar më 09-08-2020, 13:00

Një aksident i rëndë teksa po punonte ndodhi sot në Cërrik, duke i marrë jetën punëtorit.

Raportohet se 55-vjeçari me iniciale, A.Q, ka ndërruar jetë si pasojë e rënies nga një lartësi.

Ai ra nga shkallët e betonieres ku punonte, duke humbur jetën.

Administratori i firmës ku ai punonte, A.S, 53-vjeç është vënë në pranga nga policia.

Lidhur me ngjarjen, administratori i firmës akuzohet për shkelje të rregullave të sigurisë në punë.

Si punëtori që u aksidentua për vdekje, ashtu edhe administratori i firmës ku ai punonte, ishin banues të fshatin Shalës, Cërrik. Ngjarja ndodhi ditën e djshme, ndërsa arrestimi i pronarit të firmës u realizua pas kontrollit që iu bë kushteve të sigurisë në punë, nxitur nga humbja e jetës së punëtorit.

/NOA.al