Transmetuar më 09-08-2020, 14:22

Profesori i njohur edhe zv-dekani i ‘përjetëshëm’ i Fakultetit Ekonomik në Universitetin e Tiranës, Fatmir Memaj, është shtruar në spital me urgjencë për shkak të problemeve të rënda me stomakun.

Ai shkruan se nga urgjenca në Pogradec ku u shtrua fillimisht, ka ardhur me helikoter në Tiranë pas komplikimeve, por tani e ka marrë veten dhe ndodhet në gjendje më  të mirë shëndetësore.

Fatmir Memaj ndodhej me pushime në qytetin liqenor, por duket se ato nuk i shkuan sipas parashikimeve.

Memaj ishte me pushime në Pogradec, kur edhe u ndje keq,  dhe shkak është bërë sipas mjekëve, ngaqë kishte konsumuar shumë verë.

Ai thotë se është duke respektuar distancën fizike, por ajo atë sociale, pasi ka një dallim: distancim social do të thotë të largohesh nga të tjerët, por megjithatë, nga urgjenca, nuk përmend se mund të jetë infektuar edhe nga koronavirusi.

Sakaq, profesori Memaj, pasi ka marrë disi veten, ka dhënë edhe disa leksione "on-line" nga shtrati i spitalit ku është shtruar aktualisht për studentët dhe miqtë e tij.

"Të nderuar miq. Pas një problemi akut me stomakun u ndodha ne urgjencë në Pogradec prej andej me helikopter në Tiranë."

"Falenderoj stafin mjeksor të Pogradecit dhe të Nënë Tereza në Tiranë për profesionalizmin".

"Tani jam mirë por i hospitalizuar".

Rezultatet janë:  

Shtova në Cv udhëtim me helikopter mjekësor (kisha udhëtuar vetëm me helikopter ushtarak)

"Një luftëtar hyn në luftra të ndryshme, sepse është luftëtar."

"Nuk me lejohet të pi verë".

"Ju përqafoj duke zbatuar më shumë se distanca minimale fizike por me zero distancë sociale".

"Do vazhdoj të shkruaj në fb për verën etj".

Leksioni online mbaroi. Mirupafshim", shkruan ai.

/NOA.al