Transmetuar më 09-08-2020, 15:33

Ashtu si një ditë më parë, raportohet e njëjta shifër: 12 persona kanë vdekur në Kosovë edhe gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi.

Numri total i viktimave në Kosovë si pasojë e COVID-19 ka shkuar në 327 deri tani.

Gjatë 24 orëve janë testuar 462 persona, prej të cilëve 188 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Sipas shifrave zyrtare janë shëruar 142 persona të tjerë.

Numri i rasteve aktive është 3976, derisa numri i të shëruarve ka shkuar në 5944 raste.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 28 raste, komuna Ferizaj 21 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Podujevë 20 raste, komuna Mitrovicë 19 raste, komuna Gjilan 11 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 9 raste, komuna Vushtrri 8 raste, komuna Skenderaj 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Viti 4 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Zubin Potok 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Obiliq dhe Shtime.

/NOA.al