Transmetuar më 09-08-2020, 17:07

Janë të shumtë shqiptarët, të cilët arrijnë majat e botës, por fatkeqësisht duke përfaqësuar një vend tjetër. Të gjithë e kujtojnë Mirela Manjanin, kampionen durrsake të Shqipërisë, që iku për një jetë më të mirë në Greqi, dhe përfaqësoi këtë vend, duke arritur majat e botës.

Gjurmët e saj i ka ndjekur sot, Elina Xhengo.

Ajo konsiderohet një ndër atletet më premtuese në Europë dhe botë, pas arritjes së fundit.

Adoleshentja shqiptare sapo ka thyer një rekord botëror për moshat nën 20-vjeçarë në hedhje shtize duke përfaqësuar Greqinë.

Elina ka lindur në Greqi nga emigrantë Korçare që kanë kërkuar një jetë më të mirë në vendin fqinj. Në një intervistë për mediat greke, ajo ka folur për këtë sukses të sajin, por edhe për objektivin e rëndësishëm që i kishte vënë vetes.

“Unë kam lindur në Selanik. Të dy prindërit e mi janë shqiptarë", thotë ajo.

"A ndjehem greke?"

"Siguisht që po.Unë kam lindur në Greqi, jam rritur këtu, kam qenë në shkollë këtu. Jam greke, ashtu si jam edhe nga Shqipëria. Por ndjehem më shumë greke, pasi kam jetuar gjithë jetën time këtu”, tregoi atletja e talentuar me origjinë shqiptare.

Sporti është pasion, por edhe një mënyrë për të harruar vuajtjet e një familje emigrantësh në Greqi, siç e tregon ajo në intervistën e saj.

”Kur theva rekordin mamaja e priste, pasi besonte të unë. Sigurisht që kishte emocione. Prindërit e mi kanë kaluar momente të vështira.I telefonova nga stadium dhe ata kërcyen nga gëzimi. T’u dhuroja atyre gëzim ishte gjithçka për mua, më dukej sikur po e bëja për ata se kanë kaluar shumë vështirësi".

Ajo thotë se babai i saj ishte polic në Shqipëri,kurse  nëna mësuese.

"Kur ata erdhën në Greqi, për shkak të krizës në Shqipëri, babai im punonte në ndërtim dhe mamaja pastronte shtëpi".

"Dhe ajo vazhdon ende të pastrojë shtëpi…"

"I kam premtuar se ajo nuk do ta bëjë më kurrë këtë punë, sepse unë do të arrij deri aty sa me paraqitjet e mia ta siguroj që të mos punojë kurrë më”, – është premtimi i 20-vjeçare, Elina Xhengo, e cila në disiplinën që përfaqëson premton që t’i sigurojë një ditë medalje olimpike Greqisë, por edhe një vend të sajin në pantoinin e artë të sportit botëror.

Vendi i origjinës së saj prej 30 vitesh nuk kujdeset për talentët që rrit vetë, madje edhe ata pak kampionë që numëron sot i ka lënë në mëshirë të fatit./NOA.al