Transmetuar më 09-08-2020, 19:20

Një lajm i hidhur vjen nga këngëtari Vlashent Sata, i cili ka njoftuar se ka humbur një prej njerëzve më të shtrenjtë në jetë.

Ai bën me dije se i ati Loro Sata është ndarë nga jeta mbrëmjen e së shtunës, në moshën 83-vjeçare.

Bashkë me lajmin e hidhur ai ka shkruar edhe disa fjalë prekëse për të:

“Ti do jesh gjithmonë nota ime e parë! Ti je muzika ime, dashnia për jeten, o i buti im zemërmal! Natë me shi sot baba im, po nesër me ty në shpirt prapë kam me knu si mke msu ti! Dritë paç o fëmija ma i bukur që kam njoft!” /a.y/noa.al