Transmetuar më 09-08-2020, 19:49

Pas një sezoni të ngarkuar në ekran, moderatori Ardit Gjebrea më në fund ka nisur pushimet.

Ditën e sotme ai ka ndarë një fotografi me të shoqen, Anilën, duke zbuluar se në krahët e saj e gjen çlodhjen.

“Pas 46 të dielave në studio, më në fund kjo është e para çlodhje që e prisja kështu”, shkruan Arditi, i cili shihet i buzëqeshur.

Arditi dhe Anila kanë rreth 30 vite martesë, e cila duket se vijon të jetë e konsoliduar.

Ata janë prindër të djalit Jon dhe të vajzës Ana. /a.y/noa.al