Transmetuar më 09-08-2020, 20:14

Moderatorja Arbana Osmani duket se ndihet mjaft mirë me situatën aktuale, ku po përjeton një lidhje të bukur dashurie me regjisorin Eduart Grishaj dhe është në pritje të fëmijës së tyre të parë.

Mirëpo dashuria e parë për të mbetet djali Jon, i cili është fryt i martesës së dështuar me ish-bashkëshortin Ardit Kero.

Teksa familja po zgjerohet duket se Eduarti dhe Joni i kanë marrëdhëniet mjaft mirë, si shokë të vërtetë.

Arbana ka ndarë një fotografi të tyre duke ngrënë bashkë ku shkruan, “U zgjuan herët”.

Natyrisht në këtë fotografi Arbana nuk mund ta fshihte lumturinë dhe “zemrën mal”, teksa sheh dy njerëzit e saj më të dashur në harmoni, të cilët ndonëse nuk kanë lidhje gjaku, kanë një marrëdhënie të shëndetshme. /a.y/noa.al