Transmetuar më 09-08-2020, 20:29

Personi që shikoni në fotografi është 27-vjeçari Gjin Ndoji, i njohur ndryshe si Gjin Boriçi.

Ai u vra mëngjesin e sotëm, ende pa zbardhur e diela, në fshatin Shkjezë të Shkodrës, i ekzekutuar me plumb në kokë.

Ndojit dyshohet se i është bërë atentat për larje hesapesh, ndërkohë që trupi i pajetë u gjet pranë makinës me të cilën udhëtonte, ku dhe janë gjetur tre gëzhoja kallashnikovi.

Pista kryesore e policisë është përqendruar në prishje pazaresh dhe larje hesapesh, për shkak se 27-vjeçari rezulton me një sërë precedentësh, për krime ndaj personit.

Nga ana tjetër rezulton se i riu ka pasur probleme edhe me gjakmarrjen, ndërsa nuk bëhen me dije rrethanat e kësaj piste.

Ndërkohë rreth 1 kilometër larg vendit të krimit, u gjet një makinë e djegur, e cila dyshohet se iu përket atentatorëve.

Mjeti tip Benz, i gjetur i djegur, dyshohet të jetë përdorur nga autorët e vrasjes.

Makina mbante targa AA 346 LC, ku nga verifikimet e kryera, rezultoi se i përkasin mjetit tip “Fiat Punto” të cilat rezultojnë të vjedhura më 20 qershor 2020, në rrugën Ishëm-Durrës në pronësi të shtetases A. K., banuese në Durrës, e cila ishte bërë kallëzim për vjedhjen e targave të makinës.

Gjithsesi deri më tani nuk ka të dyshuar konkret, teksa hetimet janë intensive. /a.y/noa.al Targat i ishin vjedhur një shtetaseje në Durrës, gjendet i shkrumbuar automjeti i dyshuar për vrasjen në Shkodër I riu i vrarë në Vaun e Dejës me dy identitete, trupi i pajetë u gjet pranë makinës