Transmetuar më 09-08-2020, 21:23

Babë e bir kanë mbetur të plagosur me thikë, në fshatin Larushkë të Fushë Krujës.

Të plagosurit e ngjarjes së mbrëmjes së sotme, janë Shefqet Stafuka, 58 vjeç dhe djali i tij Alban Stafuka, 30 vjeç,

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha, ku në gjendje më të rëndë paraqitet 58-vjeçari.

Mësohet se 30-vjeçari prej pak kohësh ishte kthyer nga Spanja, ndërsa babai punonte në Ujësjellës.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që hetimet janë në vijim nga ana e policisë. /a.y/noa.al