Transmetuar më 09-08-2020, 22:04

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, po përjeton një prej ditëve më të vështira në jetën e tij, babai i tij, Sulejman Bushati është ndarë nga jeta.

I tronditur pasi i ati nuk i mbijetoi dot sëmundjes së rëndë, Bushati ndan një mesazh prekës.

“Im Atë u shua sot në Boston, pas një beteje të vështirë me një sëmundje të rëndë. Nuk ka fjalë për të përshkruar dhimbjen e fëmijës për prindin kur shuhet drita udhëheqëse, dashuria e së cilës na ndriçon rrugën. E ardhmja është një premtim, thoshte shpesh ai, dëshmi e shpirtit optimist e zemrës së madhe me të cilin jetoi jetën. Prehu në paqe i shtrenjti ynë!”, shkruan Bushati. /a.y/noa.al

Ditmir Bushati në zi, humb njeriun e shtrenjtë të familjes