Transmetuar më 09-08-2020, 22:18

Dalin detaje të reja lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Fushë Krujë, në fshatin Larushk.

Shefqet Stafuka 58 vjeç dhe djali i tij Alban Stafuka 30 vjeç, sapo kishin dalë nga shtëpia e një të afërmi të tyre për vizitë, kur u sulmuan.

Ata u sulmuan me thikë, nga një person i cili iu doli përpara.

Policia tha zyrtarisht se ngjarja e shënuar rreth orës 21.00, ndodhi si pasojë e një konflikti të çastit.

Në gjendje më të rëndë ndodhet 58-vjeçari i cili ndodhet në kujdes intensiv në Spitalin Ushtarak, ndërsa dëmtime më të lehta ka pësuar djali i tij.

Mësohet se Alban Stafuka kohëve të fundit kishte ardhur nga Spanja, teksa nga të dhënat paraprake dyshohet se konflikti ka nisur për shitjen e një makine. /a.y/noa.al

Fushë Krujë, plagosen me thikë babë e bir/Emrat