Transmetuar më 10-08-2020, 08:47

Zbulohet identiteti i gruas e cila u gjet e vdekur në shtëpinë e saj në zonën e Laprakës, në Tiranë.

Viktima është 67-vjeçarja Veronika Ramadani, e cila u gjet e pajetë në shtëpi, por pa shenja dhune.

Si të vetmin të dyshuar i cili mund të ketë dijeni mbi vdekjen e së moshuarës, u shoqërua djali i saj 45-vjeçar, një person problematik, me varësi nga alkooli dhe që konfliktohej shpesh me të ndjerën, madje ishte sinjalizuar edhe policia.

Lidhur me ngjarjen e ndodhur pasditen e së dielës, policia tha zyrtarisht se në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë Veronika Ramadani, 67 vjeçe, e cila jetonte vetëm me djalin e saj.

Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Djali i viktimës Julian Zisi, 45 vjeç, u shoqërua në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al

Gjendet e pajetë një grua në Tiranë, policia shoqëron djalin e saj