Transmetuar më 10-08-2020, 08:57

Organizoi dasmë në kundërshtim me aktin normativ të miratuar prej pandemisë së koronavirusit, ndëshkohet me 1 milion lekë gjobë administratori i një lokali në Fushë Krujë.

Efektivët e policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në Fushë Krujë, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Lokali u gjet duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave.

Për këtë subjekt me administrator shtetasin I. T., shërbimet e policisë kanë vendosur masën administrative 1.000.000 lekë. /a.y/noa.al