Transmetuar më 10-08-2020, 11:28

“Arrest me burg” ka caktuar Gjykata e Elbasanit, për Euglen Halilin dhe Xhuljano Hoxhën, dy të dyshuarit për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt, në Elbasan.

Dy të dyshuarit dolën sot para gjykatës, e cila vendosi që ti lërë pas hekurave në pritje të hetimeve.

Euglen Halili u arrestua më 8 gusht, së bashku me Xhuljano Hoxhën, si të dyshuar kryesor për vrasjet e bujshme të Regis Runaj dhe të Emiljano Rramazanit.

Sipas policisë, 23 vjeçari Euglen Halili është vrasësi i Regis Runajt, të cilin e ka goditur një herë me thikë pas shpine dhe më pas 26 herë të tjera, duke i shkaktuar vdekjen.

Gjithashtu nga hetimet rezultoi se Halili dhe Hoxha janë paguar nga disa persona të tjerë, që të ndiqnin lëvizjet e Emiljano Ramazanit, i vrarë më 20 korrik, në qytetin e Elbasanit. /a.y/noa.al

Kush është 23 vjeçari që u arrestua sot për dy vrasjet në Elbasan (Foto)

Zbardhen vrasjet e fundit tronditëse në Elbasan, policia prangos dy të dyshuarit (Emrat)

Kush është i riu që u vra mbrëmë në Elbasan, njeriu më i besuar i Emiljano Ramazanit

Vrasja sonte në Elbasan, shoku i Ramazanit u gjet i pajetë pranë varrezave