Transmetuar më 10-08-2020, 11:41
Ilir Daja, Olsi Rama

Është prezantuar ditën e sotme si trajner i Partizanit, Ilir Daja. Ai u shfaq në krahë të drejtorit Olsi Rama, për tu prezantuar si drejtuesi i “demave të kuq”.

Duke folur për mediat, Daja u shpreh i gëzuar që iu besua drejtimi i klubit.

“Falënderoj presidentin dhe drejtorin. Po të shihni investimin modern e kuptoni që nuk është një projekt sot për sot, por dhe për të ardhmen. E para te Skënderbeu kalova shumë sukses. Ka patur sukses në kampionatin shqiptar. Nuk është problem i madh që lëviz sepse në çdo klub dua të marr maksimumin. Këtë do të bëj dhe te Partizani”, u shpreh Daja.

Ai tha se tek çdo klub ka fituar respektin e tifozëve dhe kundërshtarëve, duke vijuar me superlativa “Ky jam unë”. /a.y/noa.al

blob:https://www.facebook.com/9c41e7cb-307a-4b0a-ae27-3b0e5e3098de