Transmetuar më 10-08-2020, 12:20
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vajzë e re ka mbetur e plagosur si pasojë e daljes së një makine nga rruga.

Aksidenti është shënuar rreth orës 11:15, në aksin rrugor Fier- Lushnjë, në fshatin Vajkan.

30-vjeçari F. P., , banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka dalë nga rruga dhe si pasojë është dëmtuar pasagjerja, L. S., 23 vjeçe, e cila ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje është grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al