Transmetuar më 10-08-2020, 12:30

Të dyshuaraa si fryt i aktivitetit kriminal, konfiskohen nga policia e Fierit, katër apartamente dhe një automjet me vlerë tregu 200 mijë euro, të cilat janë përfituar nga veprimtaria kriminale e tre persove, në fushën e shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënie pasurie.

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimit të katër apartamenteve dhe 1 automjeti, konkretisht:

– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Çerçiz Agallija, 37 vjeç, banues në Kraps, Fier.

– dy apartamente në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Klodjan Lamaj, 32 vjeç, banues në Banaj, Fier.

– një apartament në lagjen nr. 13, Durrës dhe automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit Mariglen Hamataj, 29 vjeç, banues në Frakull, Fier.

Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar tre të dyshuarve, pasi janë subjekt i ligjit “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Apartamentet e konfiskuara dyshohet se janë përftuar nga shtetasit e mësipërm nëpërmjet veprimtarisë kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, në datën 2 maj 2011, kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëve të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.

Aktualisht vijojnë hetimet intensive për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtyre shtetasve, familjarëve apo dhe të personave të tjerë të lidhur me ta. /a.y/noa.al