Transmetuar më 10-08-2020, 13:05

Një person ndodhet në gjendje të rëndë, pasi ka rrezikuar që të mbytet pranë ishullit të Sazanit.

Rreth orës 11:40, në afërsi të ishullit të Sazanit një varkë peshkimi ka konstatuar një person që rrezikohej të mbytej.

Personi u transportua drejt portit të Vlorës nga mjeti lundrues i Rojes Bregdetare dhe ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Është njoftuar ambulanca dhe shërbimet e tjera policore të cilat janë nisur drejt portit për marrjen e personit.

Aktualisht po kryehen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave. /a.y/noa.al