Transmetuar më 10-08-2020, 13:25

Pesë persona duhet të deklarojnë origjinën e pasurisë së tyre, për shkak se dyshohet se është produkt i aktivitetit kriminal.

Bëhet fjalë për katër persona në Tiranë dhe një në Durrës, të dënuar për vjedhje me armë dhe drogë.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

-Erneo Farrukut, me banim në Durrës, i dënuar në Spanjë për veprën penale “Trafik droge” kryer në bashkëpunim dhe “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”;

-Ahmet Alla, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë";

-Edison Alhasa, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën "Vjedhja me dhunë";

-Dritan Gjata, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë";

-Ardian Sula, me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale "Vjedhja me armë".

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al