Transmetuar më 10-08-2020, 13:54

Dy punonjës të burgut të Bradasheshit në Elbasan, janë infektuar me koronavirus.

Nga testimet e kryera në orët e fundit ka rezultuar pozitiv ndaj tamponit, shefi i policisë së burgut si dhe shefi i regjimit të jashtëm.

Kjo ka bërë që punonjësit e tjerë ti nënshtrohen tamponit, ndërkohë që janë izoluar në shtëpi në pritje të përgjigjes.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe tek "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 112 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid-19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar.

Sakaq teksa numri i viktimave ka shkuar në 199, rastet aktive të të infektuarve në të gjithë Shqipërinë janë 2870. /a.y/noa.al